Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot mori pjesë në fillimin e projektit të kompanisë amerikane „Reci&Sons Enterprise“ në Zonën për zhvillim teknologjik-industrial e cila ka paralajmëruar investim në vlerë prej 3 milion euro e cila do të bëjë eksportojë produkte kozmetike dhe mjete për higjienë personale jo vetëm në Evropë por dhe më gjërë , me rreth 250 punësime.
Ministri Bekteshi me këtë rast shprehu mirënjohje për këtë vendim kaq të rëndësishëm të familjes Reçi për të investuar dhe zgjeruar biznesin e tyre edhe në Maqedoni ,që është dhe një konfirmim i reformave të sakta për të arritur rritje ekonomike.
“Të gjitha të dhënat tregojnë se politikat tona çojnë drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, rritjes ekonomike dhe rritjes së prodhimit të brendshëm bruto. Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2018, investimet e huaja direkte në Maqedoni kanë arritur shumën prej 327 milionë euro.
Eksportet dita ditës rriten dhe vetëm kompanitë që operojnë në zonat e lira ekonomike, të cilat janë eksportuesit tanë më të mëdhenj në shtatë muajt e parë të vitit, arrijnë vlerën e 1 miliardë e 360 milionë eurove, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, që do të thotë rritje prej 18 për qind”, tha Bekteshi me këtë rast.
“Diaspora është faktor shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe ne si qeveri, duke pasur parasysh këtë fakt, kemi punuar shumë për tu krijuar kushte sa më të favorshme atyre që janë të interesuar për të investuar në Maqedoni. E gjithë kjo ju garantohet me Planin për Rritje Ekonomike dhe Ligjin për Mbështetje Financiare të Investimeve të miratuar kohë më parë ” shtoi Bekteshi.
Në përurimin e objektit ishin të pranishëm dhe mbajtën fjalime rasti edhe zv.kryeministri për çështje ekonomike z.Angjushev, kryetari i BDI-së z.Ali Ahmeti dhe pronari i Kompanisë REÇI Enteprise z.Arbnor Reçi. Që të gjithë ishin të mendimit se krijimi i politikës stabile dhe më pas sigurisë sjellin investime dhe perspektivë më të mirë për vendin por njëkohësisht ndalon dhe migrimin e të rinjve jashtë shtetit.