Triçkovski dhe Alioski sigurojnë fitoren e Maqedonisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll nisi me fitore eliminatoret e Ligës së Kombeve, pasi në transfertë mundi Gjibraltarin me 2-0. Maqedonia nga fillimi e deri në fund dominoi përballjen duke kontrolluar për çdo moment pronësimin e topit dhe duke mos lejuar që Gjibraltari të rrezikojë portën e Dimitrievskit.

Marketing

Në minutën e 17-të, Maqedonia kaloi në epërsi , pas një aksion preciz, ku Triçkovski shënon me asistimin e Ristovskit. Goli i dytë erdhi në minutën e 35, kur Ezgjan Alioski me një gjuajtje precize brenda zonës , solli epërsi dygolësh në 45 minutat e para. Në vazhdim Maqedonia kontrolloi pronësimin e topit dhe nuk lejoi që Gjibraltari të bëj diç më tepër.

Maqedonia, pas 3 pikëve të para të arkëtuar në Grupin e 4-të të Divizionit D , tani kthen vëmendjen drejt përballjes me Armeninë (9 shtator, ora 18.00 në Shkup), e cila me 2-1 mundi Lihtenshtajnin.