Stoltenberg: Jam i bindur se nëse në referendum votohet “për”, marrëveshja do të zbatohet

Në të gjitha takimet e mia politike në Shkup më është thënë se nëse votohet “për” në referendum, marrëveshja do të zbatohet, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në intervistën për televizionin e Greqisë “Skaj” dhe shton se megjithatë ai është proces dhe NATO “nuk mund të detyrojë asnjë vend të bëjë diçka që nuk dëshiron”.

Marketing

Në pyetjen se çfarë nëse marrëveshja kalon tek ne, por jo edhe në Greqi, duke i marrë parasysh qëndrimet e partnerit të koalicionit në Qeveri dhe të liderit të opozitës Demokracia e Re, Stoltenberg me qëndrim se një gjë e tillë do të rrezikonte kredibilitetin e Greqisë.

“Unë jam i bindur se marrëveshje do të zbatohet në dy vendet, sepse është thelbësore për kredibilitetin kombëtar kur një vend firmos marrëveshje, ndërsa pala tjetër e zbaton, atëherë dy vendet do të përmbushin marrëveshjen. Çdo gjë tjetër do të dëmtonte seriozisht kredibilitetin kombëtar të cilitdo vend”, thotë Stoltenberg dhe shpreh optimizëm se do të ruhen afatet e parapara kohore dhe marrëveshja do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.

Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, duke iu përgjigjur pyetjes, çfarë nëse ndonjë qeveri e ardhshme në Maqedoni i shkel ndryshimet kushtetuese dhe reformat, sekretari i përgjithshëm i NATO-s thotë se ndryshimi i Kushtetutës është proces i ndërlikuar, ndërsa gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare gjithmonë duhet të ekzistojë edhe pak besim.

“Nuk është asgjë e re në marrëdhëniet ndërkombëtare, shtetet të nënshkruajnë marrëveshje të bazuar në besim minimal, ndërsa kjo vlen edhe në rastin konkret për të dyja palët. Nëse nuk ka besim, nuk ka mënyrë për të ekzistuar çfarëdo marrëveshje, por edhe nuk mund të bëhet asnjë lloj bashkëpunimi dhe çfarëdo progresi në marrëdhëniet midis dy vendeve”, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Në intervistën e shkurtër për televizionin grek “Skaj”, Jens Stoltenberg sqaron se bashkëpunimi me NATO-n gjatë viteve të kaluara është ndërtuar hap pas hapi dhe ka qenë i dobishëm si për Greqinë ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor, ndërsa “tani jemi shumë afër të një hapi tjetër dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme për të gjithë rajonin”.

Marketing