Merkel premton ndihmë për arsimin dhe ekonominë e Maqedonisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi ndihmë financiare për arsimin profesional në Maqedoni, si dhe ndihmë në ¬çështjet ekonomike të Qeverisë së Maqedonisë dhe Odës ekonomike, përmes një këshilltari për çështje ekonomike që do ta angazhojë Qeveria gjermane.

Marketing

“Do të japim 2.5 milionë euro që do të jenë në dispozicion për arsimin profesional të të rinjve këtu ne vend. Gjithashtu do të dërgojmë këshilltar për çështje ekonomike që të mund ta koordinojë punën e Qeverisë dhe Odës Ekonomike, sepse duam që ta mbështesim vendin tuaj në rrugën drejt reformave të cilat janë të patjetërsueshme që të bëhet anëtar i BE-s”, tha Merkel.

Marketing