“Rreth 6000 emigrant ilegal, nga janari deri në qershor të 2018 janë kapur duke tentuar të hyjnë ilegalisht në Maqedoni. Sipas policisë, një numër i madh i tyre kanë qen viktima te trafikantëve apo edhe grupeve mafioze në rrugë”.
Të dhënat dëshmojnë se policia ka vepruan në 23 raste të cilët përbëjnë vepër penale. Ekipi ynë vizitoi Qendrën Tranzituese në Tabanovc, ku momentalisht janë duke qëndruar rreth 20 emigrantë. Disa prej tyre nga Lindja e Mesme kanë qenë viktima të grupeve mafioze derisa udhëtonin nga Gjevgjelia drejt kufirit verior.
Ku dëshiron të shkosh? Në Serbi. Më pas? Liderët morën paratë e mia. Kush, mafia? Po liderët e mafies që janë këtu. Nuk kam më para dhe duhet të kthehem në Greqi. Kush ishte ai? Ali Baba. Ali Baba është këtu? Po diku nëpër male. Duket i gjatë dhe i fuqishëm, deklaroi një emigrant nga Afganistani.
“Si erdhët nga Greqia këtu? Me tren. A keni vërejtur ndonjë grup mafioz apo plaçkitës në rrugë? Unë jo, por mikun tim e kanë plaçkitur. Ti personalisht a kishe përvoja të tilla? Unë jo. Nga Greqia erdha me tren në Shkup. Nga Shkupi prapë me tren dhe aty kishte polic”, deklaroi emigranti nga Nigeria.
Numër shumë më të madh të emigrantëve nuk ka as në kampin e Gjevgjelisë, ku për momentin po qëndrojnë rreth 35 emigrantë të cilët lëvizin drejt kufirit më Serbinë. Numër i vogël i emigrantëve janë paraqitur edhe në Qendrën për Azil në Vizbeg të Shkupit, ndërsa në Qendrën për ndalim apo ndryshe i njohur si burgu i emigrantëve në Gazibabë, jo zyrtarisht, për momentin janë të ngujuar rreth 30 emigrantë.
Aktualisht nuk ka indikacione për fluks emigrantësh por ekspertët paralajmërojnë se vala e re mund të pritet kryesisht pas referendumit dhe deri në fund të vitit. Institucionet nga ana tjetër thonë se janë të gatshëm për të menaxhuar situata të tilla. Kriza me emigrantë në Maqedoni kulmoi në vitin 2014 dhe 2015 kur në pjesën jugore u shpall gjendje krize.