Sulm me thikë në Paris, 7 persona mbesin të plagosur

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar pas një sulmi me thikë në Paris, njoftojnë mediat locale.

Marketing

Një njeri i pajisur me thikë dhe një shufër hekuri thuhet se ka sulmuar disa njerëz në brigjet e një kanali në veri të kryeqytetit Francës, mbrëmë pas orës 11 pasdite mbrëmë.

Katër prej tyre mbeten të lënduar rëndë dhe janë në rrezik për jetë. Mediat e huaja njoftojnë se sulmuesi që pretendohet të jetë me kombësi afgane është arrestuar nga policia.