Një shofer i motoçikletës, një bashkudhëtar dhe tre udhëtarë në një autobus kanë marrë shtatë lëndime të rënda, ndërsa shtatë me lëndime trupore në tre prej gjithsej 26 aksidenteve që kanë ndodhur gjatë fundjavës.
Në gjashtë aksidente rrugore lëndime më të lehta kanë marrë nëntë persona, ndërsa 17 kanë pasur dëme materiale.
Nga MPB informojnë se gjatë fundjavës policia rrugore kishte zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Shtatëdhjetë e shtatë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 10 shoferë kishin kaluar në udhëkryq në të kuqe, një shofer nuk kishte dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë, një shofer për qëndrim të palejuar, një shofer për parakalim të palejuar, si dhe shtatë shoferë për mosshfrytëzim të helmetës mbrojtëse në biçikletë me motor. Ishin sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët kishin kaluar jashtë vendkalimit për këmbësorë.
Nga komunikacioni ishin hequr 35 udhëtarë të cilët kishin drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 25 shoferë para se të marrin lejen e qarkullimit, 10 shoferë fillestarë, si dhe 18 vetura të paregjistruara. Ishin evidentuar 70 automjete të parkuara ilegalisht.
Me ndihmën e karrotrecit, janë larguar 48 automjete.