Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) në Shqipëri ka shkarkuar nga detyra Bujar Hotin, prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrësit.
Hoti ishte pjesë e listës prioritare të vetting-ut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Me shkarkimin e prokurorit Hoti bëhet e pamundur ngritja e KLP-së.
Sipas të dhënave deri në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Hoti është rritur me 31 herë, duke kapur vlerën e 24.8 milionë lekëve.