Përfaqësuesit e Luginës s’ndryshojnë qëndrim, janë pro bashkimit me Kosovën

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, duke folur pas takimit që liderët e Luginës së Preshevëës ka thënë se dialogu i Brukselit duhet shfrytëzuar që Lugina t’i bashkëngjitet Kosovës.

Marketing

“Në këtë takim të radhës që patëm me presidentin, ritheksuam qëndrimin tonë për nevojën dhe domosdoshmërinë për bashkëngjitjen e Luginës me Kosovën”.
“Dialogu i Brukselit duhet shfrytëzuar si mundësi dhe është inkurajues edhe për faktin e tashmë e kemi të qartësuar edhe qëndrimin e SHBA-ve”.

Sipas Kamberit, megjithatë në këtë pikë duhet të ketë konsensus mes partive politike në Kosovë.
“Në këtë fazë duhet të ndërtohet një konsensus politik në Prishtinë dhe sipas nesh, ky konsensus duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës”.

“Shpresojmë që deputetët do të respektojnë kërkesën tonë dhe do të krijohet një unitet i plotë. Ne kemi shprehur qëndrimin tonë, Lugina është për bashkim me Kosovën”.
Edhe kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, është shprehur se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet t’i bashkohen territorit të Kosovës.

“Është radha e dytë që takohemi me presidentin e Kosovës, në cilësinë e përfaqësuesve politikë shqiptarë për të kërkuar në këtë fazë që Lugina e Preshevës duke qenë se ka hyrë në agjendën e bisedimeve në Bruksel, ka arritur pikën më kulmore të diskutimit të saj me SHBA-të dhe vendet e Evropës Perëndimore”.

“Ne nuk kërkojmë më shumë se vullneti i qytetarëve të Luginës të shprehur në referendumin e vitit 1992”.
“Ka pranuar Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidenti i Republikës së Kosovës me guximin e tij më të madh ka pranuar që ta vëjë në tryezën e diskutimeve”.

Edhe Mustafa ka kërkuar unitet nga partitë politike në Kosovë.

“Presim që subjektet politike do të miratojnë rezolutën për mbështetjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që të jenë pjesë integrale e territorit të Kosovës”.
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë po ashtu se do të kërkojnë nga qeveria, kryeparlamentari dhe të gjitha partitë politike mbështetje në këtë çështje.