Transportuesit ankohen për taksitë dhe furgonat jolegal

aksitë dhe furgonat jolegal që transportojnë udhëtarë po ua shkatërrojnë biznesin transportuesve të regjistruar të autobusëve. Tre vitet e fundit në mënyrë drastike është zvogëluar numri i udhëtarëve që udhëtojnë me linja të rregullta autobusi. Për shkak të kësaj transportuesit legal ankohen se janë të detyruar të heqin një pjesë të linjave të rregullta. Nëse deri para tre vitesh kapaciteti i autobusit me 50 vende ka qenë i mbushur deri në 65%, tani, sipas analizave të Shoqatës së Transportuesve “Istok”, situata është alarmante. Me transportuesit legjitim udhëtojnë vetëm 30 deri 40 për qind e udhëtarëve. Ata apelojnë deri tek Qeveria që ta mposhtë konkurrencën e paligjshme, e cila sipas tyre, dëmton buxhetin prej 600 milion denarësh.

Marketing

“Në Ligj, tregohet me më shumë akte ligjore dhe nënligjore se si të zgjidhet problemi. Njëra është që t’u merret automjeti brenda 30 ditëve dhe të shqiptohet një masë sipas shkeljes që është bërë nga ata e transportuesit i cili nuk posedon licencë bazë e as që është i regjistruar me një aktivitet mbizotërues dhe gjëra të tjera të nevojshme që me të cilat duhet të jenë transportues legjitim. Ne si transportues çdo ditë dëmtohemi nga këta transportues ilegal dhe për çdo ditë numri i përgjithshëm i udhëtarëve nga qyteti i Shkupit dhe anasjelltas zvogëlohet, thotë Goran Tërpkovski, kryetar i Shoqatës së Transportuesve “Istok”.

Nga Shoqata pranojnë se kanë makina të vjetra, por thonë se pikërisht për shkak të konkurrencës së pandershme, nuk kanë para të blejnë autobusë të ri. Si problem e theksojnë edhe ikjen e shoferëve profesionistë jashtë vendit . Ndërkohë si masë për mbështetjen e transportit me autobusë propozojnë që përveç subvencioneve për transport hekurudhor, shteti të japë subvencione për transportin e studentëve me autobusë në pjesët e vendit ku nuk ka linja hekurudhore.