Risi evropiane për edukatë fizike nga klasa e parë deri në të pestën në Maqedoni

Fakulteti për Edukatë Fizike, Sport dhe Shëndet (FEFSSH) pranë UCM, në partneritet me Byronë për Zhvillim të Arsimit pranë MASH-it, Fakulteti për Sport të Universitetit nga Lubjana, Slloveni dhe Akademia Kombëtare e Sportit nga Sofja, Bullgari, ka realizuar projekt nga programi Erasmus + “Përmirësimi i cilësisë të edukatës fizike në nivel të arsimit të mesëm dhe prezantim të rëndësisë së saj dhe rëndësia për shëndetin dhe të mirën e brezave të cilat vijnë” (2017-2019).

Marketing

Me këtë rast FEFSSH do ta organizojë edhe konferencën e parë, në të cilën do të flitet për rëndësinë dhe përfitimet e vendosjes së projektit “tandem-mësimdhënës partnerë”, (mësues klasor dhe lëndor në orën e edukatës fizike dhe të shëndetit) nga klasa e parë deri në të pestën. Projekti parashikon pilot hulumtim në gjashtë komuna (Qendër, Karposh, Çair, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë dhe Aerodrom).

Në konferencë do të prezantohen edhe përvojat e më shumë vendeve evropiane. Si rol-model i projektit është Sllovenia, e cila tashmë 15 vjet e praktikon këtë model dhe i ka përfitimet për shëndetin e fëmijëve përmes sportit zhvillimor, rekreativ dhe kulmor.

Marketing