Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës Stef Blok.
Në takim u hapën temat lidhur me përgatitjen e vendit për fillimin e negociatave aderuese, me aksent të veçantë përgatitjes së ekipit dhe strukturës për negociata, për sfidat lidhur me referendumin që pason për Marrëveshjen e Prespës, si dhe mbështetja në përgjithësi për vendin tonë nga ana e Mbretërisë së Holandës.
“Holanda është një ndër mbështetësit më të fuqishëm të Republikës së Maqedonisë dhe procesit tonë integrues, si dhe vend me të cilin në mënyrë tradicionale kemi bashkëpunim posaçërisht të suksesshëm. Këtë mbështetje gjithsesi e pres edhe në këtë periudhë të ndjeshme për vendin” – deklaroi Osmani në fillim të takimit, duke theksuar në ndjeshmërinë e periudhës në të cilën ndodhet vendi, në veçanti në drejtim të përmbushjes së detyrimeve për integrimin tonë evropian dhe euro- atlantik.
“Referendumi që pason, në këtë moment okupon fokusin politik në vend, dhe pjesëmarrja juaj në këto momente historike është një akt i miqësisë së sinqertë, për çka personalisht jam mirënjohës”- theksoi Osmani.
Në vazhdim të bisedës Zëvendëskryeministri Osmani bashkëbiseduesin e tij informoi se krahas përgatitjeve për referendum, Qeveria me seriozitet i është përkushtuar edhe përgatitjes së skriningun që pason si dhe përgatitjes për fillimin e negociatave, për çka tani më është krijuar ekipi negociues, që punon edhe në përgatitjen e strukturës negociuese.
Gjithsesi, Qeveria mbetet e përkushtuar fuqishëm edhe në mbajtjen dhe thellimin e impulsit pozitiv reformues, në drejtim të dhënies së rezultateve konkrete dhe të dukshme në pjesën e gjyqësorit, shërbimeve të sigurisë, administratës publike, si dhe në pjesën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në gjitha fushat tjera kyçe, që janë me qëllim të përmbushjes së vërejtjeve dhe rekomandimeve nga konkluzionet e Këshillit të Evropës nga qershori i këtij viti.
“Si vend i cili vite me radhë gjendet në procesin para-aderues, Republika e Maqedonisë është e përgatitur dhe përqafon të ashtuquajturën qasje “strikte dhe të ndershme” në procesin e zgjerimit, duke u bazuar në sistemin e drejtë meritor të vlerave” – deklaroi Osmani, duke potencuar se vetëm një Evropë e fuqishme, dhe e bashkuar është garanci për sigurinë e kontinentit në përgjithësi.