Kryetari i Komunës së Çairit z.Ganiu mirëpriti sot sportistin e shquar e të njohur, kampionin botëror në karate, Enver Idrizin.
Enver Idrizi përveç në fushën e sportit dhe përfaqësimin e denjë të shqiptarëve anembanë botës, shquhet edhe për humanizmin dhe veprat e shumta bamirëse të tij duke i ndihmuar familjet e shumta shqiptare në aspekte humanitare.
Duke e nderuar veprimtarinë e tij sportive dhe humane ne si Komunë palestrën sportive në shkollën fillore “7 Marsi” veçmë e kemi emëruar palestra sportive “Enver Idrizi” dhe shpresojmë që po nga ajo palestër do të dalin edhe shumë kampion olimpik e botëror si Enver Idrizi, Shaban Tërstena, Shaban Sejdiu e Aziz Salihu, të cilët do e gëzojnë këtë popull që është mësuar t’i gëzohet arritjeve të sportistëve nga Çairi.