Referendumi është mundësi që qytetarët të prononcohen nëse do të mbetemi në situatë “status kuo” ose do t’i hapim dyert drejtë një ardhmërie më të mirë, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, gjatë pjesëmarrjes së sontme në emisionin “Top Tema”.
Xhaferi bëri thirrje secili të kyçet dhe të jetë pjesë e këtyre, sipas tij, ngjarjeve historike. Mundësia dhe momenti, janë tani.
Lidhur me atë si është konceptuar çështja e referendumit, Xhaferi theksoi se formulimi jep mundësi qytetari të informohet për çfarë mund të prononcohet.
“E drejta e çdo qytetari të marrë pjesë në referendum është e pacenueshme, për këtë apelojmë secili ta shfrytëzojë këtë të drejtë personale dhe të dalë të votojë. Ky është moment historik për shtetin. Vendoset nëse do të mbetemi në situatë “status kuo”, në të cilën nuk mundemi të parashikojmë ku po shkojmë”, tha Xhaferi, edhe njëherë duke theksuar se nuk bëhet fjalë për interes partiak, por për vendim kyç për ardhmërinë e shtetit.