Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar në Shkup ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, z. Ves Miçell dhe Ambasadorin e SHBA në Maqedoni, Xhes Bejli.
Mysafiri i lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbështetur perspektivën euroatlantike të Maqedonisë dhe rajonit.
Ahmeti ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lirinë, paqën dhe demokratizimin jo vetëm të Maqedonisë, por të tërë Evropës Juglindore.
Suksesi i arritur në këto dy dekada është i përbashkët dhe rrumbullakësohet me zbatimin e marrëveshjes së Prespës dhe integrimit në NATO dhe BE.
Për këtë, Ahmeti personalisht, por edhe i tërë Bashkimi Demokratik për Integrim është tërësisht i mobilizuar dhe i përkushtuar për sukses të këtij procesi sepse këtë e duan qytetarët e këtij vendi, shqiptar e maqedon dhe të gjithë të tjerët.
hmeti gjithashtu shfrytëzoi rastin për të theksuar rëndësinë që BDI po i kushton edhe sundimit të mirëfilltë të ligjit, luftës mundër krimit të orgabizuar dhe korupsionit dhe në përgjithësi reformave sistemore.