Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, sot para komunës Kisella Vodë do paralajmërojë fillimin e aksionit Maqedonia pa mbeturina 2018, të cilin Ministria Mjedisi Jetësor dhe Planifikimti Hapësinor e organizon në bashkëpunim me Shoqatën për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mbrojtjen e Mjedisit GOU GRIN nga Shkupi dhe Qyteti i Shkupit.
Aktivitetet e grumbullimit të mbeturinave do të zhvillohen në dy vende, në rrugën e këmbësorëve përgjatë hekurudhës në Kisella Vodë, si dhe nën urën në bulevardin Serbia.
Në të njëjtën kohë, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe komunës së Kisella Vodës, pjesë e aksionit global / kombëtar për pastrimin e mbeturinave do të jenë studentët dhe mësuesit nga të gjitha shkollat fillore që janë nën juridiksionin e vetëqeverisjes lokale.
Komuna e Kisella Vodës paraprakisht i informoi qytetarët për Ditën Botërore të pastrimit duke i thirrur ata që të shënojnë vendet ku ka deponi të paligjshme të mbeturinave për të ndihmuar për sukses më të madh në aksionin e ardhshëm të pastrimit.
Për aksionin e nesërm kombëtar për pastrimin e mbeturinave, Qeveria e Republikës së Maqedonisë jep mbështetje të plotë.