Takimi Kasami-Basha: E ardhmja e Maqedonisë në NATO dhe BE

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, sot u takua me kreun e opozitës shqiptare nga Partia Demokratike Lulzim Basha. Ky takim ka qenë në frymë opozitare dhe kryesisht diskutim mbi interesat e shqiptarëve dhe dy vendeve fqinjë siç janë Maqedonia me Shqipërinë, raporti i tyre edhe në strategjitë politike.

Marketing

Nga ky takim në Strugë, kreu i opozitës shqiptare Bilall Kasami dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha ndanë mendimet e tyre lidhur me referendumin ku Lëvizja BESA është PRO dhe është duke zhvilluar një fushatë intenzive dhe aktive, që Republika e Maqedonisë i tejkaloi fazat e izolimit nga vendet Euroatlantike dhe të hapet një histori e re e vendit për t'iu siguruar qytetarëve një bashkëjetese Evropiane të qytetëruar.

Kontributi i Lëvizjes BESA do të jetë i pa diskutueshëm që çështjet e hapura brenda shtetit të kenë epilog konkret dhe është moment historik për të tejkaluar fazat e izolimit të vendit.

Marketing