Nga tetori i këtij viti rreth 4.200 të punësuar në institucionet parashkollore do të marrin rritje të pagave për pesë për qind.
Për këtë qëllim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Qeveria e angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, duke filluar nga muaji shtator i vitit 2018, t’i kryejë përgatitjet për pagesën e pagës e cila do të paguhet në muajin tetor të vitit 2018, rritje lineare për 5 për qind të koeficienteve të cilat janë në zbatim dhe ta realizojë rritjen e pagave për të punësuarit në kopshte konform mjeteve të siguruara në Buxhetin për vitin 2018.
Me këtë masë të Qeverisë, e cila është pjesë e Informacionit për rritjen e koeficienteve të kompleksivitetit të punëve në institucionet publike për fëmijë-kopshte për fëmijë në vitin 2018, të miratuar në seancën e 89-të të sotme qeveritare do të përfshihen më shumë se 4.200 punonjës në institucionet parashkollore.