Në lëndën e PSP–së “Trajektorja”, që ka të bëjë me tenderin joligjor për ndërtimin e autostradave nga një firmë kineze, mbaroi dëgjimi i 300 bisedave të përgjuara.
Të akuzuarit, Nikolla Gruevski, Vlladimir Peshevski, Mile Janakievski dhe Ljupço Georgievski, kërkuan nga trupi gjykues që SMS porositë mos të lexohen në seancë.
Gjatë prezantimit të “bombave” dëgjohej se si ish-zëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski, ka këshilluar ish-ministrin, Mile Janakievski, që të zgjedhin kompani të madhe ndërtimi nga Kina, e cila do t’u ndihmojë të marrin kredi, pasi që, siç thotë ai, ata kanë njerëz të tyre, ndërmjetësues në bankat kineze.
Mbrojtja e Peshevskit tha se bisedat në të cilat merr pjesë ai, nuk ekziston asnjë vepër penale me të cilën ngarkohet. Ata theksojnë së PSP duhet t’i dorëzojë të gjitha bisedat dhe jo t’i selektojë, ato sikurse e kanë bërë deri më tani.
PSP, duke iu drejtuar të akuzuarve dhe mbrojtjes, tha se nga shumë parashtresa që dorëzoi mbrojtja dhe të akuzuarit, asnjëherë nuk u dëgjua asnjë parashtresë ku thuhet se në bisedat e përgjuara që po dëgjojmë nuk është zëri i të pandehurve.
PSP akuzon se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013, kanë ndërmarrë më shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e akseve të autostradës deri në Shtip dhe Ohër, dhe e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me të paktën 155 milionë euro.
Gjykata Penale vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarëve edhe seanca e ndarë gjyqësore për rastin “Tanku” për ish-ministren e brendshme, Gordana Jankullovska. Për më 1 tetor janë caktuar fjalët përfundimtare për rastin.