Nga viti i ardhshëm ndihmat sociale rriten 300 për qind

Qeveria vitin e ardhshëm do të ndajë 2,2 miliard denarë për rritjen e ndihmës sociale, shuma e korrigjuar do të merret që nga muaji shkurt.

Marketing

Edhe përskaj rritjes së shumës për 300%, do të rritet edhe numri i shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe përfshirja e familjeve të rrezikuara, dhe do të futet një proces aktivizimi, pra këta persona do të përgatiten për tregun e punës.

“Familjet katëranëtarëshe me dy fëmijë të rritur dhe një person të paaftë për punë, në muaj do të marrin 11.700 den. Tre persona hynë në sistemin për aktivizim, pra përgatiten për punësim. Familjet katëranëtarëshe me dy fëmijë të mitur, 70% e të cilëve sot marrin nga 3029 denarë, do të marrin 10.600 denarë. Dallimi është mbi 7000 denarë, gjegjësisht 300%”,- theksoi ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska.

“Qëllimi ynë mund të mbështetet në thënien: që të përgatisim ata të kapin peshq dhe jo t’ua japim peshqit. Pra, t’i përgatisim për punë. Ata që do ta refuzojnë dy herë punën, do t’u ndërpritet paga. Ne duam të vendosim standarde europiane në fushën e mbrojtjes sociale”,- tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Koha është që të gjejmë një zgjidhje nëpërmjet sistemit, në vend që të presim njerëzit humanë të dhurojnë për të varfrit. Pra, problemin e tyre duhet ta zgjidhim nëpërmjet formave të ndryshme institucionale”,- theksoi ministri i financave, Dragan Tevdovski.

Në mbrojtjen sociale do të përfshihen edhe familjet që marrin shtesa fëmijërore dhe shtesa për arsim. Nga 3200 fëmijë që janë aktualisht, shtesa fëmijërore të marrin 73.500 fëmijë. Shtesën e kushtëzuar për arsimim, nga 3800 fëmijë aktualisht, do ta përfitojnë 64.316 fëmijë. Familjet të cilat marrin pagë minimale deri në 12.165 denarë, nga viti që vjen do të marrin 15.465, pra 1600 den. janë për shtesat fëmijërore, ndërsa 1700 shtesë për arsim.