Pse duhet të pini ujë me tranguj

Uji me tranguj është një nga pijet më të mira për detoksifikim.

Marketing

Më poshtë gjeni pesë arsyet përse duhet të pini çdo ditë këtë kombinim.

Është një depo vitaminash e vlerash ushqyese
Uji me kastravec përmban vitamina A, C dhe E, të cilat luftojnë veprimin e radikaleve të lira në trupin e njeriut. Këto vitamina, kombinuar me vlerat e tjera ushqyese të kastravecit, parandalojnë mpiksjen e gjakut.

Mban në kontroll tensionin e gjakut
Pirja e vazhdueshme e ujit me kastravec jo vetëm që hidraton organizmin, por ndihmon në mbajtjen nën kontroll të presionit arsterial. Kastraveci ushqen zemrën me sasinë e duhur të potasit duke favorizuar në këtë mënyrë qarkullimin e duhur të gjakut.

Ul dëshirën për të ngrënë
Kastraveci bën pjesë në listën e ushqimeve që ju ngopin menjëherë. Nëse pini ujë me kastravec gjatë vakteve të ndërmjetme do të ndiheni më të ngopur.

Përmirëson shëndetin e lëkurës
Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut. Kontakti i drejtpërdrejtë me rrezet e diellit dhe djersitja bëjnë që lëkura të humbasë lëngje dhe të jetë më e thatë. Uji me kastravec ka në përmbajtjen e tij shumë silic, i cili eleminon toksinat nga lëkura duke e bërë të duket më e freskët dhe e re.

Aleat për shëndetin e mëlçisë
Sasia e lartë e vitaminave A, B,C dhe E që gjenden në këtë ujë, kombinuar me mineralet si kalciumi,fosfori dhe potasi ndihmojnë në detoksikimin e mëlçisë.