Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr në një objekt në lagjen Gazi Babë të Shkupit. Ekipet e njësive të zjarrfikëseve në Shkup, kanë dalë në vendngjarje dhe gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit, siç mëson Koha, zjarrfikësi me inicialet G.J i lindur ne vitin 1971 ka humbur jetë nga tymi. Dëshmitaret i thanë Kohës se e kane mbajtur në jetë me ndihmë për frymëmarrje ndërsa ndihma e shpejte është vonuar 40 minuta.