Policia e Tetovës ditëve të fundit ka prangosur mbi 60 persona me dyshim për përdorim dhe vënie në qarkullim të mjeteve narkotike. Mbrëmë janë prangosur edhe 15 persona me dyshime të njëjta.
Zv ministri Nuhiu shprehet falënderues për punën e Kryeshefit të SPB në Tetovë, komandantëve të stacioneve të policisë në Tetovë, Gostivar, Kamjan, Tearcë, Grupçin, Çegran, Gallate dhe strukturave tjera policore që po ndërmarrin hapat e fuqishëm për të ndërtuar një histori suksesi në betejën antidrogë!