Përfundoi projekti “Çanta dhe pajisje shkollore”

Në kuadër të aktiviteteve programore, OH “El Hilal“, çdo vjet në këtë kohë realizon projektin “Çanta dhe pajisje shkollore” për nxënësit nevojtarë.

Marketing

Sivjet, në kuadër të aksionit që filloi menjëherë pas Kurban bajramit, “El Hilal”-i, gjegjësisht Komisioni i cili punoi me këtë aktivitet bashkë me disa degë, arritën të sigurojnë 250 çanta cilësore dhe pajisje tjera shkollore, si: lapsa, goma, trekëndësha, etj. si dhe 2.500 fletore të formateve të ndryshme.

Përveç kontributit të një bamirësi nga Turqia, aksionin e ndihmuan edhe dega e Çairit, përkatësisht degët e Shkupit, Gostivarit, Kërçovës dhe e Sarajit, si dhe nga një kompani nga Tetova, ndërkaq çantat dhe mjetet shkollore, në konsultim me disa drejtorë dhe arsimtarë të shkollave fillore dhe në bashkëpunim me aktivistët e “El Hilal”-it, u shpërndanë në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Manastir, Kratovë dhe në Koçan.