PDSH zhvilloi fushatë në komunën e Xhepçishtit dhe Zhelinës

Partia Demokratike Shqiptare sonte në kuadër të fushatës “Një hap para PËR NATO dhe BE” zhvilloi takime me banorët e Xhepçishtit të komunës së Tetovës dhe me banorët e Treboshit të komunës së Zhelinës.

Marketing

Në këto takime kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi drejtoi porosi të qarta lidhur me referendumin e 30 Shtatorit:
“Ne me vullnetin tone si shqiptar në referendumin e 30 Shtatorit do ta vulosim orientimit e vendit në NATO dhe BE!

Përcaktimi jonë është pro perëndimit, pro NATO-s dhe BE-së, dhe ne duhet skeptikëve tu themi hapur se çdo betejë e jona jashtë këtij përcaktimi nuk ka kuptim! E kemi jetike që të bëhemi pjesë e NATO-s dhe BE-së duke dhenë kontribut në integrimin e vendit dhe të shqiptarëve në sistemin e vlerave perëndimore, që njëkohësisht do të parandalonte edhe asimilimin e shqiptareve”, theksoi Thaçi.

Ai, siç njofton Shërbimi për Informim i PDSH-së, gjithashtu bëri thirrje për një mobilizim shumë serioz duke theksuar se vota është ajo që e përcakton ardhmërinë e vendit tonë.