Bashkimi Demokratik për Integrim aktivitetin e ditës së djeshme për ti informuar qytetarët në lidhje me rëndësinë e procesit të votimit PËR Maqedoninë Evropiane me 30 shtator e ka mbajtur në komunën e Studeniçanit.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se më 30 shtator votohet për një Maqedoni më të mirë, votohet për një Maqedoni në paqe e stabilitet, votohet për një Maqedoni për marrëdhënie ndëretnike dhe nder fqinjësorë.
“Të gjithë janë fitimtar, nuk ka humbës në këtë marrëveshje, edhe shqiptarët, maqedonasit, grekët, bullgarët të gjithë kemi fituar sepse po forcojmë paqen, forcojmë stabilitetin, forcojmë ardhmërinë duke qenë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Me 30 shtator beteja duhet të fitohet dhe këtë betejë duhet ta fitojmë bashkë, shqiptarë, maqedonas, boshnjak, turq, vlleh, egjiptian sepse fitohet e ardhmja për brezat që vijnë.
Të votosh për paqe, për stabilitet, për zhvillim ekonomik është punë e madhe dhe është njerëzor. Kjo është marrëveshje historike të cilën e kemi pas gurë në qafë që 25 vite dhe me 30 shtator këtë gurrë e heqim nga qafa që vendi të hapëroj drejt proceseve euro-atlantike,” potencoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Në komunën e Studeniçanit së bashku me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti ishte Deputeti i zonës Artan Grubi, deputeti Ejup Alimi, Ministrat Duraku, Bekteshi dhe Ademi.
Z. Ahmeti, inaguroi sallën sportive në Studeniçan, me pjesëmarrjen edhe të kryetarit të kësaj komune Azem Sadiku nga radhët e PDSH-së.
Ndërkaq gjatë ditës së sotme Bashkimi Demokratik për Integrim aktivitetin e radhës në kuadër të fushatës për referendum do ta vazhdojnë në komunën e Zhelinës dhe në fshatin Forinë.