Miralem Pjanici e ka quajtur absurd kartonin e kuq për Cristiano Ronaldon në ndeshjen e mbrëmshme kundër Valencias në Ligën e Kampionëve.
Ronaldo është përjashtuar nga ndeshja në pjesën e parë pasi ia kishte tërhequr flokët Jeison Murillo, transmeton Gazeta Express.
“Futbolli është një lojë e çuditshme. Ne kemi mundur të fitojmë me rezultatin 4-0, mirëpo pastaj erdhi ai kartoni i kuq absurd”, ka thënë mesfushori boshnjak.
“Ne luftuam shumë dhe e gjetëm shpirtin e lojës që na nevojitej. Ky vullnet dhe ky shpirt na duhet përsëri”.