Shtetasi shqiptar me letërnjoftim të rrejshëm italian ka tentuar të dalë nga Maqedonia.
Siç kumtoi MPB, dje në orën 17:50 në vendkalimin kufitar “Shën Apostoli Pal” – Ohër, për dalje nga RM është paraqitur për të udhëtuar G.D. (28) nga Napoli – Itali, me letërnjoftim italian për të cilin u konstatua se është i falsifikuar.
Nga kontrolli i kryer i bagazhit të tij, ishte gjetur letërnjoftim shqiptar në emrin K.G.(26) nga Tirana, Shqipëri.
Personi është privuar nga liria dhe kundër tij është parashtruar padi penale për vepër të kryer penale “falsifikim i dokumentit”.