Paraqitja për pjesëmarrje në maratonën e Shkupit të 15-të të Viz Er, që do të mbahet më 5 maj të vitit 2019 është hapur prej sot dhe do të zhvillohet në disa faza.
Të paraqiturit në tre ditët e para, sot, nesër dhe pasnesër do të mund ta zgjedhin numrin e tyre fillestar nga radhët e ofruara të numrave. Gjithashtu, të gjithë të cilët do të paraqiten deri më 31 mars të vitit 2019 në pakon fillestare do të marrin edhe bluza.
“Maratona e 14-të e Shkupit nga Viz Er ishte njëra nga ngjarjet sportive më masive në Maqedoni dhe duke e marrë parasysh angazhimin dhe sakrificën e organizatorëve pritet maratona e 15-të të jetë më e madhe dhe më e mirë.
Sipas tyre ky sukses është falë të gjithë pjesëmarrësve dhe përkrahësve të cilët e bëjnë Viz Er maratonën e Shkupit ajo që është, festë e sportit dhe mënyra e shëndetshme e jetesës”, kumtoi ekipi i Viz Er maratonës së Shkupit.