Shkup, dënohet me 1000 euro eksperti që nuk shkoi në gjyqin për lëndën e Speciales

kspertja Pavlina Stojanova duhet të paguajë 1000 euro, ndërsa 2000 Shoqëria për ekspertizë “Forernzik Ekspets DOO” për shkak se më herët nuk u paraqitën në seancën gjyqësore për rastin “Treqind”, konfirmojnë për “Makfax” nga Gjykata Penale në Shkup.

Marketing

Ekspertja Stojanova është ekspert gjykate për punë materiale, financiare dhe kontabilitet, i angazhuar nga avokati i të akuzuarit.

“Bëhet fjalë për vendime të cilët janë pjesë e lëndës nga prokuroria e emëruar si “Treqind” me të cilën dënohet me gjobë në të holla personi juridik dhe eksperti për shkak të mos ardhjes së tyre në seancën e caktuar dëgjimore dhe për shkak të së cilës është anuluar seanca”, thonë nga Gjykata.

Stojanova dhe drejtuesi i Shoqërisë për ekspertizë kanë ngritur ankesë deri këshilli penal, e cila e ka konfirmuar vendimin e dënimit të tyre. Pastaj ato kanë ngritur ankesë edhe në Gjykatën e Apelit, të cilët deri më tani nuk kanë marr vendim.