Prokuroria me komision për ndjekjen e parregullsive në referendum

Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë ka formuar Komision për ndjekjen eventuale të parregullsive në referendumin e 30 shtatorit. Kryetar i këtij Komisionit është caktuar prokurori Xhelal Bajrami. Në Komisionin e përkohshëm do të marrë pjesë nga një prokuror nga katër Prokuroritë e Larta.

Marketing

“Komisioni ka për detyrë në bazë ditore t’i ndjek ngjarjet lidhur me procesin e organizimin dhe zbatimin e referendumit. Për ato ngjarje për të cilat do të vlerësohet se ka indikacione për kryerjen e parregullsive, raportimet menjëherë do të ndiqen deri në Prokurorinë përkatëse. Njëkohësisht do të jepet detyra deri te prokuroritë themelore publike për veprim urgjent, gjegjësisht të formojnë lëndë dhe t’i ndërmarrin të gjitha aktivitetet për konstatimin e fakteve relevante prej të cilave varet aplikimi i rregullt i Kodit Penal. Qëllimi i Prokurorisë Publike është që në këtë mënyrë të theksohet lufta kundër veprave penale lidhur me procesin zgjedhor dhe votimin dhe të japë kontribut në parandalimin dhe shkatërrimin e të njëjtave”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Prokuroria Publike nëpërmjet Komisionit të përkohshëm për ndjekjen e procesit zgjedhor, e fton opinionin, organizatat, partitë politike, institucionet e brendshme dhe ndërkombëtare të cilët vlerësojnë se ka indikacione për vepra penale lidhur me organizimin dhe zbatimin e referendumit, të dorëzojnë paraqitje tek Komisioni.