Qentë endacakë sulmojnë në Shkup një zyrtar të Bankës Botërore, ka thyer këmbën duke ikur

Një zyrtar i nisionit të Bankës Botërore që ka ardhur në Shkup e ka thyer këmbën, pasi është sulmuar nga një grup i qenve endacakë, shkruan portali Sdk.

Marketing

Deri sa është sulmuar nga qentë ai ka bërtitur për ndihmë, por nuk i është ofruar edhe pse në afërsi janë vërejtur persona të uniformuar.

Rasti ka ndodhur përsaj shëtitores në lumin Vardar në pjesën qendrore të Shkupit, ndërsa është konfirmuar edhe nga zyra e Bankës Botërore në Shkup.

“Rasti ka ndodhur në kejin e Vardarit, deri sa zyrtari ka qenë duke bërë xhoging është sulmuar nga një grup qenësh. Duke kercyer murin ai e ka thyer këmbën”, kanë deklaruar nga zyra e Bankës Botërore.

Disa qytetarë kanë thënë për SDK.mk se qentë endacakë e kanë sulmuar edhe një pjesëtarë të delegacionit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë qëndrimit të tij në Shkup javën e kaluar.