KSHA bën thirrje që shqiptarët të dalin në referendum

Këshilli Shqiptaro Amerikan, në SHBA me anë të një deklerate zyrtare shpërndar sot për shtypin shqiptar deklaron se mbështet Referendumin në Maqedoni që do të mbahet 30 Shtator 2018 dhe bën thirrje për një dalje masive në votim e saj.

Marketing

“Arritja e marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe Maqedonis për emrin e ri “Maqedonia Veriore” mes dy palëve është një hap i mirë për Shqiptarët dhe Maqedonasit. Mbasi kjo marrëveshje do të hap dyert Maqedonisë për anëtarësimin e saj në Aleancën Veri – Atlantike dhe Bashkimin Europian, ku të gjithë Shqiptarët e Maqedonasit do të kenë një të ardhme më të mirë, duke iu afruar sa më shumë familjes Europiane, NATO-s dhe SHBA” thuhet në deklaratën e kësaj organizate.

Më tej u bëhet thirrje të gjitha komuniteteve që të votojnë pro emrit “Maqedonia Veriore” dhe pro NATO dhe BE.