Miliarderi rus nuk i ndahet Shqipërisë, jahti sërish në Sarandë

Mbërrin në Sarandë për herë të dytë gjatë këtij sezoni turistik, jahti ‘Sailing Yacht A’.

Marketing

Ky mjet lundrues është në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko,  personi i 7 më i pasur në botë.

Jahti ka një gjatësi prej afro 143 metër, ndërsa vlera e tij është 500 milionë dollarë.
Herën e kaluar jahti qëndroi në Sarandë për furnizim me karburant. Edhe këtë herë arsyeja e ndalesës është po e njëjta.