Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë ditës së sotshme ka qëndruar në qytetin e Kumanovës ku qytetarët i ka mirinformuar në lidhje me rendësin e votimit me 30 shtator që njëherit është datë historike për Maqedoninë pasi si asnjëherë më parë ky vend është afër për të hyrë në NATO.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se me 30 shtator votohet për stabilitet, votohet për paqe, votohet për siguri si parakusht themeltar për zhvillim dhe përparim ekonomik.
“Nuk ka ekonomi nuk ka investime pa patur stabilitet të qëndrueshëm pa patur siguri. Me 30 shtator votohet për marrëdhënie ma të mira ndëretnike, me 30 shtator votohet edhe për gjeneratat që do të lindin sepse plan B nuk ka, alternativa e vetme është që ky projekt me 30 shtator të votohet dhe të dal i suksesshëm. Me 30 shtator votohet për koncept se a do të jemi konceptit dhe filozofisë perëndimore apo do jemi të asaj lindore. Sa ma shumë që të dalim me 30 shtator aq më të fortë do jemi kthim pas nuk ka, ata që mendojnë që ka kthim pas vetëm ëndërrojmë ne do ecim përpara,” u shprehë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti .
Shtabi qendror për referendum i Bashkimit Demokratik për Integrim aktivitetin e rradhës në kuadër të fushatës për referendumin që do të mbahet me 30 shtator do të qëndrojnë në fshatin Semenisht dhe në Komunën e Sarajit.
https://www.facebook.com/bujarselman/videos/2058248500873001/