RDK: Ata që janë kundër referendumit nuk ka marrëveshje që i kënaq

Në kuadër të kampanjës së përbashkët të koalicionit Bashkë për Maqedoninë Evropiane, Rilindja Demokratike Kombëtare mbrëmë organizoi takim me qytetarët e Komunës së Dollnenit për ti informuar rreth rëndësisë së mbajtjes së referendumit më 30 shtator.

Marketing

Të pranishmëve iu drejtuan kryetari i RDK-së, njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Vesel Memedi, Ministri i pushtetit lokal Suhejl Fazliu, si dhe drejtori për farëra që është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Hilmi Gashi.

Në fjalën e tij të rastit, kryetari i RDK-së Vesel Memedi, njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Vesel Memedi, theksoi se për gati tri dekada të gjith ne kemi qenë dëshmitarë të fenomene të ndryshme shoqërore, ku përfitues kryesor ka qenë nëntoka dhe figurat e ndryshme publike që kanë patur ndihmën e këtij grupacioni.

Gjatë kësaj periudhe kohore kemi patur ngritje dhe rramje, por shteti dhe Ballkani perëndimorë në përgjithësi kanë qenë pa tapi dhe me anarki të qëllimshme që rregullisht kanë penguar arritje të marrëveshjeve të ndryshme në mes popujve të Ballkanit.

Maqedonia është dëshmitare e tri marrëveshjeve jetike për vendin, Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshja e Fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, dhe së fundmi, Marrëveshja e Prespës. Të gjithë jemi dëshmitarë, theksoi kryetari Memedi, se këto marrëveshje kanë patur kundërshtarë të ashpër, njashtu si ndodh së fundmi me Marrëveshjen e Prespës.

Këta njerëz dhe grupacione nuk ka marrëveshje në botë që mund ti kënaq, sepse qëllimi i tyre është që të kemi sa më tepër mosmarrëveshje me qëllim që të gravitojnë më lehtë në këto hapësira problematike, theksoi Memedi. Në fund të fjalimit, nënkryetari i Kuvendit Vesel Memedi ftoi qytetarët e Komunës së Dollnenit që masivisht të dalin në referendumin e 30 shtatorit, që njëherë e përgjithmonë ti japin drejtimin e duhur këtij shteti, drejtimin drejt NATO-s dhe BE.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Ministri i Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu, i cili nëmes tjerash foli për dobitë që sjell inkuadrimi në NATO dhe BE, sidomos në rritjen e fondeve evropiane për bashkëpunim ndërkufitar, si dhe fondeve të ndryshme evropiane për zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë së përgjithëshme, me qëllim që të krijohen kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët e këtij shteti.

Ministri Fazliu gjithashtu shtoi se figurat publike, që rregullisht kanë qenë në mbrojtje dhe përkrahje të viktimave politik, gjithmonë kanë të drejtë më të madhe të flasin për hallet e qytetarëve të kësaj komune, sepse këta figura janë rritur nëpërmes halleve dhe sfidave të rënda përgjatë gjithë jetës së tyre.

Në fund të takimit, fjalë rasti mbajti edhe drejtori i farërave pranë Ministrisë së Bujqësisë, Hilmi Gashi, i cili foli në detaje për dobitë e inkuadrimit të vendit në NATO dhe BE, në sferën e bujqësisë, duke patur për bazë faktin se qytetarët e Komunës së Dollnenit kryesisht merren me fushën e bujqësisë.