Personi që merrej me bioenergji nga Manastiri me inicialet M.N. sipas denoncimit në polici, dje ka kryer veprim gjinor ndaj një vajze 16 vjeçare nga Shkupi, e cila ka shkuar tek ai me tezen e saj.
“Në SPB Manastir, është denoncuar se dje rreth orës 11:00, vajza 16 vjeçare nga Shkupi me tezen e saj nga Manastiri, ka shkuar tek M.N. – bionergjeik nga Manastiri, me ç’rast i njëjti ndaj saj ka kryer veprime gjinore, duke e prekur në pjesën e gjoksit, trupit dhe pjesëve intime”, theksoi sot Ministria e Punëve të Brendshme në Buletinin e rregullt.
SPB Manastir merr masa për zbardhjen e ngjarjes.