Duke filluar nga e enjtja 27 shtator, delegacioni i madh Qeveritar prej më shumë se 40 përfaqësues, pjesë të strukturës negociuese, dhe mbështetjes së tyre administrative, shkon në Bruksel, në Komisionin Evropian, ku edhe fillojmë të ashtuquajturin skriningun shpjegues me kapitullin e parë të negociatave për gjyqësorin dhe të drejtat fundamentale – Kapitulli 23.
Ky është vetëm fillimi i këtij procesi, ku do të hapim vetëm kapitullin e parë prej 33 kapitujve të tjerë, që do të pasojnë së shpejti. Ajo nënkupton se në periudhën e ardhshme, vetëm në pjesën e fazës së parë, e ashtuquajtura faza e skriningut sqarues do të ketë 33 delegacione të tilla të mëdha që do ta vizitojnë Brukselin, me çka mbi një mijë persona do të jenë pjesmarrës në skriningun sqarues.
Për këtë qëllim, sot po shpallim edhe thirrje publike, për inkuadrim të secilit që është i interesuar, secilit që vlerëson se mund të kontribuojë në këtë fazë, secili që ndjehet i thirrur për t’u bë pjesë e procesit të negociatave
– të paraqitet oficialisht dhe të bëhet pjesë e regjistrit tonë, apo bazës së të dhënave për ekspert të jashtëm
– CV (Curriculum Vitae) dhe
– Letër Motivim duke theksuar saktë kapitujt, respektivisht fushën, temat dhe nën-temat brenda kapitujve të së drejtës së BE-së, për të cilën personi i interesuar ka ekspertizë.
Të gjithë dokumentet të dorëzohen në gjuhën maqedonase dhe angleze, respektivisht gjuhë shqipe dhe angleze.
Aplikimet detyrimisht të dorëzohen në mënyrë elektronike në mail adresën në vijim: [email protected] me Lëndë : Thirrje për ekspertë të BE-së, më së voni deri më 10 tetor 2018, në ora 20:00.