Me integrimin euroatlantik të Maqedonisë, të rinjtë do të kenë një mundësi më të madhe në vendin e tyre dhe do të ulet emigrim i tyre jashtë vendit, tha sot para qytetarëve të Vevçanit, Koordinatori Kombëtar për NATO-n Stevo Pendaroski.
Në kuadër të fushatës “Dil PËR Maqedoni Evropiane, ai zhvilloi takime me kategori të ndryshme qytetarësh, nga të rinjtë deri tek pensionistët, të cilëve ua prezantoi përfitimet që do të vijnë me votimin “pro” në referendumin më 30 shtator dhe çfarë rëndësie ka kjo për Maqedoninë.
Pendaroski sqaroi se së pari do të bashkohemi me NATO për rreth një vit, që do të thotë siguri dhe garantim të integritetit territorial të Maqedonisë.
Menjëherë pas anëtarësimit në NATO, sipas tij, do të rritet numri i investimeve të huaja dhe vendase sepse e ardhmja e vendit është e garantuar. Perspektivat, siç thotë Pendarovksi, mbi ekonominë janë edhe më të mëdha me hyrjen në BE.
Në Vevçani, si dhe në vendbanimet e tjera, theksoi ai, po rritet disponimi dhe shprehu bindjen se dallimi më 30 shtatori për ata që do të votojnë “Për Maqedoni Evropiane” do të jetë i madh.