54 vullnetarë amerikan arrijnë në Shkup (Video)

Të rinj, vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën sot në aeroportin e Shkupit. Përmes Korpusit të Paqes, përvojën dhe dijen e tyre ata do t’i ndajnë nëpër shkolla dhe organizata të vendit. Një ndër ta është edhe ky i ri që vjen nga Ilinoisi.

Marketing

“Misioni im parësor këtu është që të integrohem në komunitet. Synimi im është që të afrohem me të rinjtë, t’u përcjell atyre dijet që kam dhe të bëj atë që komuniteti ka nevojë, për ta përmirësuar gjendjen”, deklaroi Brajs Ollof, vullnetar nga Ilinos.

Kolegu i tij Stiveni tashmë ka dy vjet që ka ardhur nga Teksasi dhe jeton në Strumicë. Në këto pak muaj këtu ai ka arritur që shumë mirë ta mësojë maqedonishten.
“Këtu punoj në projekte ekologjike, projekte biznesi në Strumicë dhe më së shumti me të rinjtë në Strumicë dhe gjithandej në Maqedoni” deklaroi Stiven, vullnetar nga Teksasi.

Edhe drejtori i Korpusit të Paqes, Mark Hanafin, ka dy vjet që jeton me familjen e tij në Maqedoni. Thotë se po bëjnë sa munden për zhvillimin e shkollova, sektorin joqeveritar dhe komunave.

“Në këto 22 vjet kemi pasur rreth 800 vullnetarë që kanë shërbyer këtu. Ky grup që arriti është i 23-ti, dhe më i madhi, 54 persona, të gjithë qytetarë amerikanë që kanë aftësi të mira, përvojë dhe edukim të ndryshëm dhe të gjithë janë të gëzuar se kanë zgjedhur të vijnë në Maqedoni” deklaroi Mark Hanafin, drejtor i Korpusit të Paqes në Maqedoni.

Në tre muajt e parë, vullnetarët do të mësojnë kulturën dhe gjuhën maqedonase dhe shqipe, kurse në fillim të dhjetorit do të fillojnë me punë. Shumica e tyre janë mësues të gjuhës angleze. Të tjerë janë konsulentë për zhvillim të komuniteteve, që punojnë në projekte për të rinj si dhe në programe për persona me nevoja të veçanta. Korpusi i Paqes është organizatë qeveritare amerikane dhe i realizon programet e saj në bashkëpunim me institucionet publike të vendit.