Bashkimi Demokratik për Integrim ka qëndruar sot para banorëve të Komunës së Likoves ku të pranishmëve i është bërë me dije se data 30 shtator do të sjell perspektivë për vendin andaj duhet të votohet PËR Maqedoninë Evropiane.
Ministri i arsimit, Arbër Ademi banorëve të Likovës bëri të ditur se këto janë momente vendimtare se a do të rreshtohemi në bllokun progresiv apo do rreshtohemi pranë bllokut regresiv.
“Kjo marrëveshje nuk është aq e rëndomte por është një materie që prodhon stabilitet, siguri, marrëdhënie të mira ndëretnike, ndërfqinjësorë, ekonomik, cilësi në arsim dhe shëndetësi por edhe cilësi në drejtim dhe administrim të shtetit.
Do të forcohet sundimi i ligjit, shteti juridik, ky është standardi që assesi nuk mund të anashkalohet sepse nuk mund të jesh pjesë e Evropës së bashkuar andaj të dalim e të votojmë me 30 shtator PËR Maqedoninë Evropiane”, tha Ademi.