Juventus ka vazhduar me serinë e fitoreve pasi këtë të dielë mposhti si mysafire Frosinonen me rezultat 2:0.
Cristiano Ronaldo shënoi për biankonerët në minutën e 81-të dhe në fund të ndeshjes në listën e golashënuesve hyri edhe Federico Bernardeschi i cili u asistua nga Ronaldo.
Kampionët në fuqi ishin shumë më të mirë se kundërshtari i cili nuk arriti të rrezikonte shumë portën e biankonerëve.