Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare me drejtim jugperëndimor dhe perëndimor. Pasdite, veçanërisht nga fundi i ditës do të ketë rritje të vranësirave me kushte për shira të shkurtër në pjesën veriore dhe perëndimore të vendit.
Do të fryjë erë e fortë me drejtim veriperëndimor me shpejtësi edhe rreth 90 kilometra në orë, e cila do të sjellë rënie të temperaturave. Temperatura minimale do të jetë nga 8 deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 26 deri në 34 gradë. Vlera UV do të jetë 6.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me vranësira mesatare, ndërsa pasdite vranësirat do të rriten dhe do të ketë shi të përkohshëm. Do të fryjë erë e fortë me drejtim veriperëndimor. Temperatura do të lëvizë nga 14 deri në 30 gradë celsius.
Nga e marta moti të të jetë kryesisht me diell por me erë të fortë veriore e cila do të sjellë rënie të temperaturave. Temperatura ditore në disa pjesë të vendit do të ulet për rreth 10, ndërsa në disa vende edhe 15 gradë celsius.
Nga e mërkura në mëngjes do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave të cilat në disa vende do të ulen edhe rreth zeros. Ngrohje graduale do të ketë nga fundi i javës.