Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabari-Kitaroviq, përmes një video ka ftuar qytetarët e Maqedonisë që në referendumin e 30 shtatorit të dalin të votojnë dhe të vendosin për të ardhmen e tyre.
Ajo thotë se Kroacia do ta mbështetë fuqishëm Maqedoninë në rrugën e eurointegrimeve, duke shtuar se shteti i përket familjes së NATO-s dhe BE-së.
“Të dashur miq, Kroacia ju mbështet fuqishëm për vendimin historik në referendumin e ardhshëm. Ju i përkisni familjes së BE-së dhe NATO-s dhe Kroacia është e gatshme t’ju mbështesë në rrugën tuaj, duke ju treguar përvojat tona. Kjo është një mundësi për të kontribuar për stabilitetin dhe progresin për gjithë Evropën Juglindore. Në fund, vendimi është i juaji dhe ne do t’ju mbështesim në gjithë hapat tuaj”, thotë presidentja kroate.
Përndryshe, në prag të referendumit të 30 shtatorit në Maqedoni, për marrëveshjen me Greqinë, liderë të shumtë botëror, duke shfrytëzuar rrjetet sociale kanë mbështetur referendumin dhe kanë ftuar qytetarët e vendit që më 30 shtator të votojnë “pro”.