NP “Higjiena Komunale”- Shkup, fillon me aktivitete të rregullta në pjesën urbane të komunës Saraj dhe QSR “Matkë”

Në konferencën për shtyp që u mbajt sot në QSR “Matkë”, në prani të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kryetarit të komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, drejtori i NP “Higjiena Komunale” Shkup, Abdusamed Shabani e informoi opinionin se NP “higjiena Komunale” Shkup nga data 1 Tetor do të bëjë grumbullimin dhe transportin mbetjeve komunale në pjesën urbane të komunës së Sarajit, dhe atë në vendbanimet Saraj, Lubin, Kondovë, Krushopek, Gërcec, Shishovë, Gllumovë, Matkë e Poshtme , Arnaki dhe Rahshçe, si dhe në QSR “Matkë”.

Marketing

“Vendimin për të zgjeruar territorin e punës sonë, e sollëm me një qëllim të vetëm – për të rritur pastërtinë dhe higjienën në pjesë sa më të madhe në territorin e qytetit të Shkupit. Angazhimi ynë kryesor si Ndërmarrje Publike mbetet që përmes aktiviteteve tona, çdo ditë të kontribuojmë për qytetarët e Shkupit, të jetojnë në mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm jetësor”- tha drejtori i NP “Higjiena Komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani.