Qeveria italiane miratoi dekret për emigrantë

Qeveria e Italisë në seancën e sotme miratoi dekret me të cilin vendosen kritere më të ashpra për mbrojtje humanitare të emigrantëve, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme i Italisë Mateo Salvini.

Marketing

Mbrojtja humanitare do të miratohet vetëm për viktimat e eksploatimit të punës, njerëz të kontrabanduar, dhunë në familje, katastrofa natyrore apo atyre të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore, si dhe atyre të cilët kanë kryer “akte të përcaktuara si vlerë civile”, sa i përket heroizmit.

Salvini tha se vlerësimi i azilkërkuesve do të pezullohet për ata të cilët janë “të rrezikshëm për shoqërinë” apo të dënuar për krime.

Ai insiston që me dekretin askujt të mos i rrezikohen të drejtat themelore.

Dekreti gjithashtu, bën thirrje për ulje të sasisë ditore të të hollave për azilkërkuesit.