Në seancën e sotme për ngjarje në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar duhet të merren në pyetje katër dëshmitarë të rinj – Aco Angellovski, Alekandra Bogoevska Kërstanovska, Marijan Mitevski dhe Alim Alimi.
Të premten përfundoi seanca me dëshmimin e Sasho Tasevskit, i cili është drejtor aktual i Byrosë për siguri publike, ndërsa në kohën e ngjarjeve në Kuvend ishte sigurimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ai në seancën për “27 prillin” në Gjykatën Penale tha se sulmuesit kanë thirrur se do ta vrasin, se nuk kanë ku të shkojnë dhe se do të shpallet gjendje lufte. Si pasojë e sulmeve, Tasevski ka marrë dy çarje në kokë, i është shtrembëruar nofulla dhe ka pasur mavijosje nëpër trup.
Paraprakisht në Gjykatë dëshmuan Dragan Kërstevski nga MPB, Vlladimir Stojkov i punësuar në Kuvendin e RM-së dhe Agim Nuhiu, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Nuhiu i cili për disa orë dëshmoi për rrjedhën e ngjarjeve në MPB gjatë dhunës në Kuvend më 27 prill tha se drejtori i atëhershëm i BSP-së, Mitko Çavkov, nuk i është përgjigjur thirrjeve të tij. Me Çavkovin, i cili e drejtonte shtabin operativ, ka realizuar kontakt në orën 20 pasi paraprakisht më shumë herë ka tentuar ta marrë në telefon. Nuhiu tha se kur e ka pyetur se çfarë po ndodh, Çavkov, tani i akuzuar për rastin, i ka thënë “po ndodh populli”.
I akuzuari Igor Jug në gjykim verbalisht e sulmoi Nuhiun dhe gjykatësen Kacarska e porositi se nëse do mund ta gjykojë edhe për njëqind vjet burg. Ai pyeti se ku është zbuluesi serb Zhivaleviq dhe nënvizoi se po gjykohen 33 maqedonas ndërsa një zbulues i huaj po shëtitet nëpër Kuvend. I akuzuari Jane Çento nga ana tjetër, tha se pikërisht Nuhiu është i pari i cili duhet të mbajë përgjegjësi.
I punësuari në Kuvend, Vladimir Stojkov, rrëfeu se në atë ditë për hyrjen kryesore ishte angazhuar Abdylfeta Alimi dhe përshkroi se si deputetët i kishin hapur dyert. Vendi i tij i punës atëherë ishte pranë derës së sallës plenare.
Kur ka ardhur deri te tensionet në mesin e deputetëve, dëshmitari Vlladimir Stojkov dhe Alimi kishin marrë instruksione nga shefi që ta dërgojnë armën e formacionit lartë në kabinet sepse nuk është e sigurt që të qëndrojë poshtë sepse mund të vijë dikush dhe ta marrë dhe ta përdorë. Kur i kishin dërguar armët drejtë kabinetit kishin dëgjuar zëra dhe kur ishte kthyer prapa te hyrja kryesore i kishte vërejtur deputetët.
Ai mes tjerash theksoi se i kishte parë deputetët Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski se si i nxjerrin
tradhtrët nga dera e mesme, njëra nga tre dyert e hyrjes kryesore.
Të premten paradite dëshmuan edhe kryetari i Shuto Orizares Kurto Dudush dhe një gazetare e
pranishme në Kuvend gjatë ngjarjeve.