Ramos kritika Messit dhe CR7, “ngre në qiell” Luka Modriç

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, përshëndeti Luka Modric, duke thënë se mesfushori kroat e meritoi çmimin “Lojtari i FIFA-s 2018”. Pasi e ndihmoi Real Madridin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe udhëhoqi Kroacinë drejt finales së Botërorit të Rusisë, Modriç mori çmimin e sipërcituar përpara Cristiano Ronaldos dhe Mohamed Salah, të hënën.

Marketing

Si kapiteni i tij në “Bernabeu”, Sergio Ramos kishte një votë për çmimin në fjalë dhe ajo shkoi për Modricin, pasuar nga ish-bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo, dhe Lionel Messi i treti. Pas triumfit të Modricit, Ramos tha: “Jam aq i lumtur, sikur ta kisha fituar vetë atë çmim. Luka e meritonte atë.

Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe ka shënuar një epokë të rëndësishme në historinë e Real Madridit”. Vetë Modric shprehu zhgënjimin që dy yjet e dekadës së fundit nuk ishin të pranishëm në ceremoni, teksa edhe Ramos u bashkua me këtë “kor”: “Do të ishte mirë që Cristiano dhe Leo të ishin këtu”.