Referendumin për Marrëveshjen me Greqinë më 30 shtator do ta ndjekin 383 vëzhgues vendorë dhe 286 të huaj, publikoi Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve në faqen e tij të internetit.
Më shumë vëzhgues vendorë të akredituar kanë Qendra për Liri – Civil – 282, Qendra Kombëtare e Romëve Kumanovë – 46 dhe Inkluziva 40, MOST do ta ndjekë referendumin me 12, ndërsa Shoqata EDULSJ me tre vëzhgues.
Nga vëzhguesit e huaj më shumë ka OSBE-ODHIR – 188, Ambasada e SHBA-së – 35 dhe Misionit i OSBE-së në Shkup 12 vëzhgues.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do ta ndjekë referendumin me tetë vëzhgues. Ambasada e Britanisë së Madhe me nëntë, Ambasada e Francës, Shqipërisë dhe Hungarisë me nga gjashtë, Ambasada e Turqisë dhe e Kosovës me nga katër vëzhgues. Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore – IFES dhe Komiteti për Demokraci të Hapur me nga tre vëzhgues, ndërsa dy vëzhgues do të ketë organizata joqeveritare The Earth Saviours Foundation.
Për ndjekjen e referendumit janë të akredituar edhe 47 gazetarë të huaj.
Afati për parashtrimin e kërkesës për akreditim për vëzhgimin e referendumit skadoi mbrëmë në mesnatë.