Me dëshminë e Aco Angelovskit, ish truproja e Oliver Spasovskit, në Gjykatën penale në Shkup vazhdoi gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017.
Në pyetjen e prokurores Vilma Ruskoska, dëshmitari tha se më 27 prill ka qenë pjesë e ekipit të sigurimit personal të Oliver Spasovskit. Sqaroi se me automjet të njëjtën ditë rreth orës 10 së bashku me Spasovskin kanë arritur në Kuvend dhe ata kanë mbetur në automjet.
“Më erdhi çudi dhe pazakonshme që ka aq pak policë rreth Kuvendit. Pyeta për atë njërin prej policëve te hyrja Viner dhe me tha se një numër i madh i policëve po shfrytëzojnë pushimet mjekësore”, tha Angelovski.
Rreth orës 18 ka marrë thirrje nga koelgu Sasho Tasevski, i cili i ka thënë se kanë urdhër të hyjnë në pres sallën e Kuvendit, pasi u janë kërcënuar jetët Spasevskit dhe të tjerëve. Në Kuvend kanë hyrë nga hyrja kryesore, ku veçmë janë hapur dyert.
“Kur hymë në pres qëndrën, Spasevski dhe të tjerët ishin në një skaj. Kishte shumë njerët me fantome, ndërsa turma gjuante me çka ka mundur. Shumë nga deputetët u lënduan dhe ne u ndalëm si mburojë e gjallë”, tha Angelovski.
Ai shtoi se është qëlluar me një shufër nga metali në kokë, për çka ka edhe dokumentacion mjekësor.
Sulmet dukeshin si të jenë të komanduara. Mendimi im është se tërë sulmi ishte i orientuar drejt Zoran Zaevit, Oliver Spasovskit, Petre Shilegovit dhe deputetëve tjerë. Ishim të asfiksuar dhe një orë e gjysmë na maltretonin. Isha në shok dhe dëgjova se dikush jep urdhër, vrisni. Turma veçmë ishte nisur drejt neve dhe unë e nxorra legjitimacionin policor dhe pistoletën. Bërtita polic, zbrapsuni dhe gjuajta një plumb. Atëherë turma duket si u largua pak. Kjo ishte sipas vendimit dhe bindjes sime, pasi 12 vjet kam punuar si sigurim në Kuvend”, tha Angelovski.
Pas një kohe, tha ai, sulmet sërsh vazhduan dhe tani ishin të orientuara ndaj meje. Njëri me fantom mu afrua dhe me goditi tre-katër grushta, me ç’rast u përgjaka në gojë”, tha ai.
Pas një kohe u dëgjua edhe një shpërthim i fuqishëm dhe hyri Njësia për reagim të shpejtë, bëri korridor dhe na dërgoi në zyren e Gjorçevit.
Angelovski gjatë marrjes në pyetje ishte mjaftë i shqetësuar dhe në disa momente fliste me lotë në sy.
Në pyetje të mbrojtjes nëse i duhet urdhër që të gjuajë ose të mbrojë dikë, dëshmitari sqaroi se nëse jeta është në rrezik, ata nuk mund të presin urdhër që të veprojnë, por vepron sipas detyrës zyrtare.
Për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017 janë akuzuar 33 persona, prej të ciëve 31 person për kanosje terroriste të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.
Mes të akuzuarve janë disa deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurimin e Kuvendit, artistë dhe qytetarë.